Lajm vdekjeje

Me pikëllim të thellë ua bëjmë të ditur të gjithë shqptarëve të Karolinës Veriore që anëtari i shquar i bashkësisë sonë shqiptare, Serxho Kajana, humbi jetën në një fatkeqësi rrugore dje, më datë 28 dhjetor 2009.

Serxho Kajana

Hollësi të mëtejme pritet të mësohen së shpejti por nga familja vjen informata që pamja për të ndjerin do të bëhet nesër, më datë 30 dhjetor 2009 nga ora 17:00 gjer në 19:00 në lokalet e entit të varrimeve me adresë dhe numër telefoni:

Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës 2009

Njoftim

Me rastin e njëvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Këshilli Drejtues i SHSHAKV organizon manifestimin qëndror për shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Karolinë të Veriut si dhe gjetiu.

Manifestimi do të mbahet më 15 shkurt 2009 në Greensboro, duke filluar në orën 12 deri në orën l7. Vendi i mbajtjes është po ai në të cilin u mbajt kremtimi i Ditës së Flamurit, 28 Nëntorit, në vitin 2008.

Adresa është poashtu e njëjta:

Dita e Flamurit 2008

Këshilli Drejtues i SHSHAKV organizon kremtimin e Ditës së Flamurit Shqiptar, 28 Nëntorit.

Manifestimi do të mbahet më 23 nëntor 2008, në Greensboro, duke filluar nga ora 12 deri në orën 17.

Vendi i mbajtjes është po i njejti ku u mbajt manifestimi i Pavarsisë së Kosovës.

Adresa:

Landmark Inn
2838 South Elm Street
Greensboro NC 27406

Programi i manifestimit:

  • himni kombëtar
  • fjala e rastit
  • recitime: të interesuarit mund të paraqiten te z. Rifat Konushevci, në (336) 834-9704 deri me 20 nëntor 2008

Kremtime për pamvarësinë e Kosovës në Karolinën e Veriut

1. Më 17 shkurt 2008, Ditën e Shpalljes së Pamverësisë së Kosovës, me madhështi u kremtua nga familjet shqiptare dhe miqtë amerikanë. Në restorante dhe kafene shqiptare në qytetet Charlotte, Greensboro, Jacksonwille, Raleigh etj u organizuan dreka ose darka ose bankete, si edhe parakalime nëpër qytete me makina që mbanin flamuj kombëtarë e amerikanë. Të tilla gëzimi u përcollën edhe në vatrat familjare të shqiptarëve që jetojnë në Karolinën e Veriut.
Shumë miq amerikanë u interesuan dhe na uruan për Pamvarësinë e Kosovës.

Dita e Flamurit 2007

Njoftim

Sikurse gjatë viteve të mëparme, SHSHAKV edhe sivjet organizon kremtimin e Ditës së Flamurit dhe kjo do të jetë të dielën më 25 nëntor 2007 me fillim në mesditë, nga ora 12:00 gjer në 18:00.

Vendi është i njejti si që ishte për shëtitjen pranverore, pra Triad Park, në 9652 East Mountain St, Kernersville NC 27284, më saktësisht Woodland Hall, që është një sallë shumë e përshtatshme për këtë tubim.

Dokumente themelore të Shoqatës

Statuti, Programi vjetor i veprimtarive dhe Buxheti i Shoqatës për vitin 2007, Historiku i Shoqatës, Adresari i anëtarëve të Shoqatës, Rregullorja e Redaksisë së faqes amë etj. janë, të gjitha, dokumente që shpallen në këtë faqe, gjatë shtimit të përmbajtjes së saj.

Faqja amë

Faqja amë e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Karolinës së Veriut (SHSHAKV) po përpunohet nga Redaksia të cilën e emëroi Këshilli drejtues i Shoqatës (KD). Në te, përmbledhtas paraqitet përmbajtja e faqes amë të përtërirë të Shoqatës. Kjo faqe merr trajtë përfundimtare mbas përmirësimeve nga Këshilli drejtues dhe Redaksia e faqes amë si edhe e gjithsecilit anëtar që dëshiron të ndihmojë.