Faqja amë

Faqja amë e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Karolinës së Veriut (SHSHAKV) po përpunohet nga Redaksia të cilën e emëroi Këshilli drejtues i Shoqatës (KD). Në te, përmbledhtas paraqitet përmbajtja e faqes amë të përtërirë të Shoqatës. Kjo faqe merr trajtë përfundimtare mbas përmirësimeve nga Këshilli drejtues dhe Redaksia e faqes amë si edhe e gjithsecilit anëtar që dëshiron të ndihmojë.

Faqja amë, si projekt në përmirësim, po shpallet duke patur njoftime themelore për ngjarjet-veprimtaritë e Shkurt-Marsit në Shoqatë dhe për shëtitjen pranverore (Piknikun) e shqiptarëve në Karolinën e Veriut. Ky përshpejtim lidhet me dëshirën që Shoqata të paraqitet sa më parë me web site të saj dhe sidomos që anëtarët të njoftohen për shëtitjen pranverore dhe përgatitjet për te.