Dita e Flamurit 2007

Njoftim

Sikurse gjatë viteve të mëparme, SHSHAKV edhe sivjet organizon kremtimin e Ditës së Flamurit dhe kjo do të jetë të dielën më 25 nëntor 2007 me fillim në mesditë, nga ora 12:00 gjer në 18:00.

Vendi është i njejti si që ishte për shëtitjen pranverore, pra Triad Park, në 9652 East Mountain St, Kernersville NC 27284, më saktësisht Woodland Hall, që është një sallë shumë e përshtatshme për këtë tubim.

Pjesëmarrësit mund të sjellin ushqim dhe pije joalkoholike për familjet e veta, me dallim që këtë vit nuk do të ketë tavolinë të përbashkët.

Atë ditë, anëtarët e shoqatës duhet ti përmbushin detyrimet finansiare për periudhën që mbetet gjer në fund të vitit.

Hyrja në sallë është falas për anëtarët dhe personat që anëtarësohen atë ditë, kurse për të gjithë të tjerët që janë mbi 15 vjeç është $10.

Të gjithë shqiptarët nga shtetet e tjera fqinje janë të mirëpritur, së bashku me ndonjë familje dashamirëse amerikane, për të cilët hyrja është falas.

Programi

  • ngritja e flamurit
  • një minutë heshtje për nder të dëshmorëve të kombit
  • fjala e rastit
  • program artistik i rastit, sipas mundësisë së organizimit

Paraqitjet për program artistik pranohen nga Rifat Konushevci, i cili është përgjegjës për organizim.

Prania e çdo shqiptari është e dëshiruar prandaj luten të gjithë ta përcjellin këtë njohtim më tutje.

Kryesia e SHSHAKV

9 nëntor 2007
Greensboro