Kremtime për pamvarësinë e Kosovës në Karolinën e Veriut

1. Më 17 shkurt 2008, Ditën e Shpalljes së Pamverësisë së Kosovës, me madhështi u kremtua nga familjet shqiptare dhe miqtë amerikanë. Në restorante dhe kafene shqiptare në qytetet Charlotte, Greensboro, Jacksonwille, Raleigh etj u organizuan dreka ose darka ose bankete, si edhe parakalime nëpër qytete me makina që mbanin flamuj kombëtarë e amerikanë. Të tilla gëzimi u përcollën edhe në vatrat familjare të shqiptarëve që jetojnë në Karolinën e Veriut.
Shumë miq amerikanë u interesuan dhe na uruan për Pamvarësinë e Kosovës.

2. Në Greensboro më 29 mars 2008 do të mbahet Tubimi qendror kremtues me rastin e Pamvarësimit të Kosovës, organizuar nga Këshilli Drejtues i Shoqatës sonë. Për këtë Tubim kemi ftuar:
-Senatorë, Kongresmenë, Kryetari i Shtetit të Karolinës së Veriut, drejtues të pushtetit vendor në Greensboro, përfaqësues të institucioneve dhe shoqatave që ndihmojnë mërgimtarët.
-Sponsorët e familjeve shqiptare prandaj lutemi t'i ftoni në këtë Tubim kremtues.
-Shqiptarët që jetojnë në shtetet fqinjë me Karolinën e Veriut janë të mirëpritur.
-Presim pjesëmarrje si asnjëherë në Tubim prandaj ju lutemi njoftoni sa më shumë familje që nuk arrinë të marrin këtë njoftim.
-Organet e shtypit dhe të radio-televizionit në Karolinën e Veriut si edhe ato shqiptare në Nju Jork e Çikago, pritet të marrin pjesë.

Tubimi kremtues zhvillohet nga ora 12 deri 18, në sallën e madhe me adresë:
Land Mark Inn
2838 South Elm Street
Greensboro NC 27406

Programi i Tubimit:
Ngritja e flamurit dhe Himni kombëtar
Fjala e rastit
Përshëndetje nga zyrtarë dhe miq amerikanë
Recitime (të interesuarit i telefonojnë z. Rifat Konushevci me telefon 336.8349704)
Drekimi (secila familje sjell gatime tradicionale dhe pije e lëngje freskuese për vete dhe të ftuarit)
Program kulturor-artistik ku krahas këngëve-valleve të pjesëmarrësve, Shoqata kulturore-artistika nga Atlanta do të na argëtojë në këtë ditë hareje.

Këshilli Drejtues bën thirrje që sa më shumë shqiptarë të vijnë me flamuj, veshje dhe simbole kombëtare.
Lutemi që koha e fillimit të Tubimit të respektohet me përkushtim, tregues ky i vullnetit dhe përpjekjeve tona pë Pamvarësinë e Kosovës dhe respekt për njëri tjetrin e miqtë amerikanë.
Për të mbuluar shpenzimet lidhur me qeranë e lokalit, zbukurimet e mjedisit etj, hyrja për çdo shqiptar mbi 15 vjeç është 10 $.

Gëzuar Pamvarësinë e Kosovës dhe mirë u takofshim më 29 mars 2008!

Këshilli Drejtues i Shoqatës
Greensboro më 7 mars 2008

(ky tekst nuk pësoi asnjë ndryshim dhe është i njejtë siç u dërgua nga KD për t'u përcjellur më tutje)