Lajm vdekjeje

Me pikëllim të thellë ua bëjmë të ditur të gjithë shqptarëve të Karolinës Veriore që anëtari i shquar i bashkësisë sonë shqiptare, Serxho Kajana, humbi jetën në një fatkeqësi rrugore dje, më datë 28 dhjetor 2009.

Serxho Kajana

Hollësi të mëtejme pritet të mësohen së shpejti por nga familja vjen informata që pamja për të ndjerin do të bëhet nesër, më datë 30 dhjetor 2009 nga ora 17:00 gjer në 19:00 në lokalet e entit të varrimeve me adresë dhe numër telefoni:

Hanes Lineberry Funeral Home
515 North Elm Street
Greensboro, NC 27401
(336) 272-5157

Ju lutem të njoftoni këdo që mund ta ketë njohur të ndjerin apo familjen e tij si dhe cilindo shqiptar që don dhe mundet të marrë pjesë në shprehje të ngushllimeve për familjen e tij dhe bashkësinë tonë të pikëlluar nga ky rast fatkeq.